Ne rrjet

Kriza në Bullgari, kush është “showman”-i këngëtar që sfidon kryeministrin Borisov

Parashikohet një përballje “kokë më kokë” në Bullgari, që do ta bëjë formimin e qeverisë akoma më të vështirë. Rezultatet zyrtare të pjesshme të zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan të dielën, pas konsultimit në 4 prill, nuk sollën krijimin e një ekzekutivi, duke i dhënë një goditje partisë së qendrës së djathtë, Gerb, të kryeministrit në largim Bojko Borisov (në krye që nga viti 2009), i ndjekur nga afër nga partia anti-sistem, Itn, e këngëtarit të muzikës ballkanike dhe “showman”-it të suksesshëm, Stanislav Trifonov, i quajtur “Slavi”.

Protesta anti-korrupsion e “Grillos bullgar”, siç e përcaktoi media ndërkombëtare (por sipas “Financial Times” është një kryqëzim midis komikut gjenovez italian dhe Volodymyr Zelensky, komediani ukrainas, që u bë president), vazhdoi të merrte mbështetje.

Dhe në tre muajt e fundit, Itn – Ima Takuv Narod, (Është një popull si ky) – shkoi nga 17.6% në prill, në 23.7% të dielën, ndërsa Gerb – Graždani za evropejsko razvitie na Bălgarija (Qytetarë për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë – humbi konsensusin, duke shkuar nga 26% në 23.9% (me 95% të votave të numëruara). Asnjë nga forcat politike që hynë në Parlament në prill nuk pranuan të formonin një qeveri me Gerb-in.

Slavi Trifonov

Itn refuzon çdo bashkëpunim me partitë tradicionale që kanë një reputacion të korruptuar, përfshirë socialistët dhe partinë e pakicës turke.

Bullgaria është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian dhe është gjithashtu nga të fundit sa i takon vaksinave anti-Covid, vetëm 16.8% e të rriturve morën dozën e parë dhe vetëm 14.9% të dyja.

Trifonov, 54 vjeç, i gjatë 2 metra, me vathë, xhaketë lëkure dhe kokë të rruar, ishte një këngëtar dhe “showman” i suksesshëm, producent TV dhe komedian për 30 vjet.

Në vitet e fundit, vëmendja e tij ndaj politikës, kritikat ndaj klasës sunduese bullgare dhe përbuzja për demokracinë përfaqësuese, është rritur. Trifonov gjithashtu organizoi një dalje në stilin e ‘reality show’ – kujton “Politico” – për të zgjedhur gjeneratën e ardhshme të politikanëve bullgarë.

Në shkurt të vitit 2020, ai themeloi “Ka një popull si ky”, i cili e merr emrin nga një prej albumeve të tij: një lëvizje populiste, pro-BE dhe anti-korrupsion.

“Është koha për të përfunduar atë që kemi filluar dhe për të ndryshuar plotësisht modelin e qeverisjes”, tha Trifonov në Facebook, i cili dëshiron, nëse fiton, të tërheqë “fytyra të reja”.

Facebook dhe mediat sociale, ishin mjeti kryesor i fushatës së tij elektorale, shoqëruar me refuzimin për të dhënë intervista me mediat tradicionale, pak si M5S origjinale.

Ashtu si themeluesi i lëvizjes Pesë Yje, Trivonov, gjithashtu nuk kandidoi për Parlamentin Bullgar dhe nuk kandidon si kryeministër.

Kundërshtarët e tij e kritikojnë atë për mungesën e një programi politik me përjashtim të reformës zgjedhore dhe zgjedhjes direkte të zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit.

Sidoqoftë, ITN tha se ishte e gatshme të negocionte me përfaqësuesit e atyre që dolën në rrugë kundër korrupsionit të shfrenuar verën e kaluar: partia e krahut të djathtë, “Bullgaria Demokratike” dhe partia e ish-aktivistes së shoqërisë civile, Maya Manolova (e pavarur) “Në këmbë! Jashtë kriminelët!”. Por të tre formacionet, aktualisht nuk kanë vende të mjaftueshme për të qeverisur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë