Politike

Kryemadhi: Rama siç shiti Kosovën ashtu po shet Shqipërinë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte krah për krah Sali Berishës dhe bashkëshortes së tij në protestën e thirrur nga kreu i PD-së, para kryeministrisë.

Ajo mbajti një fjalim të shkurtër por të ashpër ndaj kryeministrit Rama.

“Rama është një vegël qorre e grupeve antishqiptare. Rama siç shiti Kosovën ashtu po shet Shqipërinë tonë, Shqipërinë e të rinjve dhe të reja, e atyre studenteve që po ikin.

Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e politikaneve. Shqipëria do të kërkojë që të qeverisen nga politikanë të mirë. Zoti e bekoftë shqiptarët. Zoti i dhëntë forcë dhe zoti e nderoftë Shqipërinë”, tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë