Nga 62 kandidatët për anëtarë të kryesisë, Këshilli Kombëtar i PD miratoi 15 emrat e kryesisë së re.
Në listën përfundimtare nuk janë përfshire dy kandidatët e Lulzim Bashës në garën për kryetarin e partisë Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj dhe as dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Më i votuari në listë nga meshkujt është Gert Bogdani, me pas lista vijon me Tomor Alizotin, Agron Gjekmarkajn dhe Ervin Salianjin.
Nga lista e kandidatëve femra me e votuara rezulton Oriola Pampuri kjo edhe për faktin se në listën e kandidaturave femra (rreth 20) nuk kishte ndonjë emër të spikatur.
Lista fituese e meshkujve për kryesinë e PD
1- Gert Bogdani
2-Tomorr Alizoti
3-Agron Gjekmarkaj
4-Ervin Salianji
5-Flamur Noka
6-Oerd Bylykbashi
7-Kreshnik Collaku
8-Aldo Bumci
9-Fitim Zekthi
10-Gent Strazimiri
Lista fituese e grave:
1-Oriola Pampuri
2-Dhurata Cupi
3-Juela Hamati
4-Taulanta Jaupi
5-Lindita Metaliaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje