Belind Këllici është kandidati më i votuar nga meshkujt nga anëtarët e Këshillit Kombëtar për kryesinë e re të PD-së, ndërsa Fatbardha Kadiu rezulton surprizë nga gratë, e pasuar nga Ina Zhupa e më pas renditet Jozefina Topalli.
Këshilli Kombëtar i PD-së votoi për 20 anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së që ka dalë nga procesi i Rithemelimit.
Risi e kësaj mbledhje dhe emrave ishte vetëm votimi elektronik ndërsa sa i përket emrave ato nuk kanë sjellë ndonjë surprizë, duke qenë shumica ish-ministra apo bashkëpunëtorë të Berishës, kur ishte kryeministër.
Jashtë liste ka mbetur kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.
Në listën e re dallon emri i Këllicit, Agron Shehajt dhe Grigels Mucollarit.
Ndërsa nga gratë është votuar rikthimi i Jozefina Topallit por jo aq sa për të kaluar deputeten Ina Zhupa e cila iu bashkua Rithemelimit në fund të procesit.
Grate
1- Fatbardha Kadiu 141
2- Ina Zhupa 126
3- Jozefina Topalli 118
4- Edith Harxhi 85
5- Mimoza Hadarmataj
6- Elena Qirici
Burrat
1- Belind Kelliçi 192
2- Flamur Noka 166
3- Oerd Bylykbashi 148
4- Ervin Minarolli 137
5- Luciano Boçi 128
6- Agron Shehaj 123
7- Luan Baçi 121
8- Grigels Muçollari 116
9- Gent Strazimiri 100
10- Eno Bozdo 96
11- Keltis Kruja 91
12- Arben Ristani 90
13- Aldo Bumci 89
14- Florion Mima 88
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje