Politike

Pas kryesisë, të premten Këshilli i PD zgjedh sekretariatin dhe nënkryetarët

Pas zgjedhjes së kryesisë së re, të premten e 3 qershorit, Këshilli Kombëtar i PD-së do të mblidhet sërish për të zgjedhur nënkryetarët dhe sekretariatin.

“Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD”, njofton kryetari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Edi Paloka.

Me ngritjen e funksioneve të reja drejtuese krahas kryesisë merr fund edhe funksioni i Rithemelimit mandati i të cilit u shty nga Kuvendi i 30 Prillit deri sa të ngriheshin strukturat partiake.

Kryesisë së re të PD-së krahas stafit prej 20 vetash të zgjedhur  me votë, do t’i shtohen edhe sekretarët dhe nënkryetarët e partisë si dhe ata që kanë funksione drejtuese si në rastin e Edi Palokës i cili futet automatikisht si anëtar i kryesisë pa iu nënshtruar votimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë