Politike

Kushtetuesja zbardhi vendimin / Grupi ‘Alibeaj’, Nikollës: Fut në rend dite mandatin e Xhaçkës, e miratojmë me 2 mars

Sapo Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e saj për mandatin e Olta Xhackës, opozita i është drejtuar Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit dhe përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar në vendimin e zbardhur se “Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e PD dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues”

Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi dhe Greta Bardeli kërkuan përmes një dokumenti zyrtar nga Kryetarja e Kuvendit thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të hënën në orën 12:00 dhe përfshirjen e kësaj çështje në seancën plenare të datës 2 Mars.

Në të njëjtën ditë (2 mars) është planifikuar dhe mocioni me debat për kryeministrin Edi Rama rreth dosjes ”McGonigal” ish-agjentit të lartë të FBI-së aktualisht i arrestuar në SHBA


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë