Politike

Kuvendi i 18 dhjetorit, Bardhi: Frymë bashkimi nga kryetarët e degëve, vetëm 5 prej tyre kishin shqetësime

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha pas mbledhjes me 71 kryetarët e degëve, se pjesa dërrmuese konfirmoi Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit, dhe vetëm 5 prej tyre shfaqën shqetësime.

“Patëm një diskutim të gjatë por shumë të mirë me Kolegjin e Kryetarëve të PD, që përbëhet nga 71 kryetarët e degëve, për organizimin e Kuvendit më 18 dhjetor. Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili nga kryetarët e degëve. Me përjashtim të 5 kryetarëve të 5 degëve, e gjithë pjesa tjetër gjatë fjalës së tyre konfirmuan frymën e bashkimit që përcjell Kuvendi Kombëtar i PD i 18 dhjetorit 2021. Dua të ftoj çdo anëtar të PD që të mos shqetësohet nga lajmet e rreme se ky Kuvend do jetë Kuvendi i përjashtimit të demokratëve që mendojnë ndryshe, apo do marrin pjesë në mitingun e Berishës. 18 dhjetori nuk është për të përjashtuar demokratët, është për t’i bërë të gjithë demokratët bashkë. Frymën e përçarjes gjatë këtyre dy muajve e ka përcjellë vetëm z. Berisha, dhe qëndrimi i tij kundër rregullave tona. Statutin e PD nuk po e shkelin anëtarët e PD, për fat të keq po e shkel njohësi më i mirë i statutit Sali Berisha“, tha Bardhi.

Ai zbuloi 5 degët që shprehën shqetësime për Kuvendin e thirrur nga Kryesia e PD më 18 dhjetor, që janë dega e Vlorës, Devollit, Fushë-Krujës, Paskuqanit, dhe kryetari i Degës 1 në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë