Gazeta Si – Në orën 14:00 të kësaj të hëne, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar ministrat e rinj të zgjedhur nga kryeministri Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe të dekretuar më pas dhe nga presidenti Bajram Begaj.
Pas votëbesimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë, disa ministra të rinj do nisin punën me detyra emergjente. Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, do duhet të jetë më 14 shtator në Nju Jork, për të drejtuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku Shqipëria ka presidencën.
Edi Rama zgjodhi që këtë sezon të ri politik të ndryshojë skuadrën, duke sjellë emra të rinj në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme, Ekonomisë, Shëndetësisë, Bujqësisë dhe duke rikthyer një tjetër kabinet pa portofol, atë të Pushtetit Vendor.
Përveçse në kabinet, Edi Rama ka vendosur të riformatojë dhe partinë duke ndryshuar të gjithë sekretariatin.
Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje