Politike

Kuvendi voton ndryshimet në qeveri, Basha dhe Alibeaj mungojnë, shmangin përplasjen me Bardhin

Seanca e të hënës do të miratojë pa surpriza dekretet e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.

Ndryshe nga mazhoranca, ajo që pritet të ketë vëmendje janë raportet e numrave të opozitës në Kuvend.

Gazment Bardhi ka njoftuar një mbledhje mes deputetëve për të caktuar kreun e ri të grupit parlamentar.

Ndërkohë në anën tjetër Lulzim Basha (që shkarkoi Bardhin nga detyrat partiake) pritet të mos jetë i pranishëm në seancën e të hënës për shkak të pjesëmarrjes së tij në një aktivitet jashtë vendit, 2 ditë në Këshillin e Europës.

Krahas tij edhe Enkelejd Alibeaj i sapozgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD-së zyrtare nuk do të jetë në seancë.

Alibeaj ndodhet jashtë vendit për arsye familjare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë