Gazeta Si – Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska ka punuar gjithmonë për të minimizuar mundësinë e një lufte bërthamore (“Por rreziku nuk mund të nënvlerësohet”), shtoi ai.
Ai kujtoi shkatërrimin që armët bërthamore mund të krijojë në kryeqytetet evropiane.
Sipas tij, presidenti ukrainas Volodimir Zelenskij, është bartës i ideve antisemite dhe naziste, megjithëse është hebre.
“Por kjo nuk do të thotë asgjë, as Hitleri, – tha Lavrov. – nuk kishte origjinë hebreje”.
(Pretendimet për origjinën e supozuar hebraike të Hitlerit janë pjesë e një teorie konspirative të shpallur nga Hans Frank, i cili ishte guvernator i Polonisë së pushtuar nga nazistët. Ato bazohen në thashethemet se gjyshja nga babai i Hitlerit, mbeti shtatzënë nga një çifut në kohën kur punonte si kuzhiniere në Grac. Por historianët e Holokaustit kanë kundërshtuar dëshmitë e supozuara historike të rrethanës në disa raste).
Kjo deklaratë e fundit po ngjall reagime të forta ndërkombëtare. Ministria e Jashtme izraelite thirri ambasadorin rus në Tel Aviv për “sqarim” pas deklaratave “serioze” të Moskës në lidhje me Zelensky.
“Deklaratat e Lavrov, – akuzon ministri Yair Lapid, – janë njëkohësisht të pafalshme dhe skandaloze, dhe një gabim i tmerrshëm historik. Hebrenjtë nuk vranë veten në Shoah. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm”.
“Ne presim që Lavrov të kërkojë falje për krahasimin e gjakut hebre të Zelenskijt dhe Hitlerit”, tha Ministri i Jashtëm, Yair Lapid.
Madje edhe Yad Vashem “kujdestari” i kujtimit të Shoah-ut ndërhyri ashpër, duke i cilësuar fjalët e përdorura nga Lavrov si “të rreme, delirante dhe të rrezikshme”.
Presidenti Dani Dayan i quajti deklaratat “të denja për t’u dënuar”. Yad Vashem kishte dënuar tashmë tezën ruse, sipas së cilës Ukraina duhet të “denazifikohej” duke e quajtur “të pabazuar në fakte” dhe që “banalizon dhe deformon Holokaustin”.
Ndërkohë, Rusia nuk synon t’i japë fund luftës në Ukrainë deri në Ditën e Fitores, që shënohet më 9 maj, u shpreh ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.
Ai shtoi se Moska nuk do të nxitojë të përfundojë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” deri në këtë datë.
“Ushtria jonë nuk do t’i përshtatë artificialisht veprimet e saj rreth asnjë date, përfshirë edhe Ditën e Fitores”, tha Lavrov.
“Ritmi i operacionit në Ukrainë varet, para së gjithash, nga nevoja për të minimizuar çdo rrezik për popullatën civile dhe për personelin ushtarak rus”, shtoi ai.
Rusia zakonisht shënon Ditën e Fitores me një paradë të madhe ushtarake në qendër të Moskës dhe me një fjalim të presidentit Vladimir Putin, që përshëndet rolin udhëheqës të vendit të tij në mposhtjen e fashizmit në Evropë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje