Gazeta Si – Përplasja diplomatike mes Rusisë dhe Izraelit vazhdojnë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm Serghei Lavrov për origjinën hebraike të Hitlerit.
“Ne i kemi kushtuar vëmendje deklaratave antihistorike të kreut të Ministrisë së Jashtme izraelite, Yair Lapid, të cilat shpjegojnë gjerësisht kursin e qeverisë aktuale izraelite në mbështetje të regjimit neo-nazist në Kiev”, – shkroi Ministria e Jashtme në Moskë.
Ajo iu referuar deklaratave të Lapidit, sipas të cilave, “të fajësosh hebrenjtë për antisemitizëm është racizëm flagrant”.
❗️ Обратили внимание на антиисторические заявления главы МИД Израиля @yairlapid, во многом объясняющие курс нынешнего Правительства Израиля на поддержку неонацистского режима в Киеве.
— МИД России 🇷🇺 (@MID_RF) May 3, 2022
☝️ О том, есть ли на Украине неонацисты на самом деле: https://t.co/su6LL5VYoX
Origjina hebraike e presidentit Zelenskij “nuk është garanci e mbrojtjes nga neo-nazizmi i shfrenuar në vend”, vazhdon ai.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, kërkoi falje publike nga ministri i jashtëm rus, duke thënë se Lavrov kishte bërë “një deklaratë të pafalshme dhe skandaloze, si dhe një gabim të tmerrshëm historik”. “Hebrenjtë nuk vranë veten në Holokaust”, tha ai.
Autoritetet izraelite kritikuan ditën e djeshme ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas deklaratës së tij, se diktatori gjerman Adolf Hitler kishte ‘gjak hebre’.
Deklarata e Lavrov, erdhi pasi u pyet se pse Rusia tha se duhej të “denazifikonte” Ukrainën, nëse presidenti i vendit, Volodimir Zelenskij ishte vetë hebre.
Rusia ka pretenduar vazhdimisht pa prova, se qeveria ukrainase drejtohet nga neo-nazistët si justifikim për pushtimin e saj. Lufta e fjalëve mes Izraelit dhe Rusisë rrezikon të bëhet kriza më e rëndë diplomatike mes dy vendeve në kohët e fundit.
Izraeli ka marrëdhënie miqësore me Ukrainën dhe Rusinë dhe ka udhëhequr përpjekjet e ndërmjetësimit ndërkombëtar për të ndalur luftën në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje