Nga Gazeta ‘SI’ – Një letër e një dekadë më parë ka rikthyer edhe njëherë planin e vjetër të HEC Skavicës, atë të qeverisë Berisha.
Letra e vitit 2012, që vinte nga ambasadori rus në Shqipëri Leonid Grigorieviç Abramov, i drejtohej ish-ministrit të Energjisë, Edmond Haxhinasto që vinte nga radhët e LSI-së që po qeveriste në aleancë me PD-në.
Ambasadori rus në atë kohë i kërkon ish-ministrit Edmond Haxhinasto që t’i dërgojë dokumentacionin e duhur në lidhje me zbatimin e projektit.

Në letër zbardhet fakti se ish-kryeministri Berisha është takuar në vitin 2012 me presidentin e kompanisë shtetërore ruse të energjisë “RusHydro” Evgeniy Dod me të cilin ka rënë dakord që kjo e fundit të ndërtojë një sërë hidrocentralesh në vend midis të cilëve edhe Skavicën.
Kompania RusHydro e kontrolluar nga shteti rus rezulton prodhuesi i dytë më i madh i energjisë në botë ndërkohë që në një takim të mëparshëm kishte marë dakordësinë e ish-kryeministrit Berisha për të hyrë në tregun shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje