Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë, për të prezantuar jo vetëm progres-raportin për Shqipërinë për të cilin tha se ishte bërë përparim i dukshëm por edhe për planin ekonomik të BE-së që do të derdhë mbi 9 miliardë euro për investime në Ballkanin Perëndimor
Që në fillim të konferencës për shtyp me kryeministrin Rama, komisioneri për Zgjerimin tha se kishte sjellë lajme të mira.
Por çfarë konkretisht?
“Unë kam sjellë lajme të mira. Ne po vijmë në fund të rinovimit të politikës tonë të integrimit. E kemi me të vërtetë dhe do vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor dhe do ta bëjmë këtë me politikën e zgjerimit. Ne kemi mundur të marrim dakordësinë për procesin e integrimit. Kalojmë në segmentin e tretë. Plani (ekonomik) duhet që të përshpejtojë punën që duhet të bëjnë vendet e Ballkanit.
Por ne patëm krizën e Covid-it. Ne ndihmuam rimëkëmbjen e vendeve. Dua t’ju shpjegoj se ky është një plan që e kemi ndërtuar së bashku. Kemi biseduar me të gjitha vendet e rajonit, kryeministrat, na kanë ardhur projekte dhe idetë. Ne kemi përpiluar të gjithë këtë paketë duke pasur parasysh dhe faktin që ne duam të kemi një ndikim më të madh në rajon. Mund të ndryshojmë panoramën e rajonit.
E them këtë pasi ne po përcaktojmë 9 mld euro grante për këtë gjë dhe me 20 mld euro në garanci. Po flasim për një projekt madhor të dukshëm që mund të fokusohet në rritjen ekonomike” , tha ai.
Por cili është problemi më i madh i tregtisë në rajon?
“Janë rrugët që i lidh këto vende. Do iu ofrojmë ndihmën tonë për të plotësuar të gjitha nevojat e rajonit. Kemi një potencial në Shqipëri, do mund të japë furnizimin e gazit në të gjithë rajonin. Kjo ka për të ndryshuar gjërat tërësisht. Jemi të gatshëm të sjellim të gjithë projektet. Jemi të gatshëm të flasim për korridorin blu. Të kontribuojmë dhe për dy nga projektet hidrocentrale në vend. Janë projekte madhore që do sjellin ndryshime në vend. Klima e biznesit duhet të jetë e garantuar kur ne të kemi një gjyqësor të pavarur. Duhet investuar dhe në kapitale njerëzore. Arsimimi dhe edukimi është kyç. Duhet të ngremë një program për Ballkanin Perëndimor. Besoj që pas 4-5 vitesh do mund të shikojmë rikthimin e të rinjve në rajon…”, tha ai
Komisioneri për Zgjerimin u pyet konkretisht nga media nëse kishte ndonjë opinion nëse ndryshimet ne Kod kishin shkelur marrëveshjen e 5 qershorit. Vetë ai, u fokusua tek çështja që sa duket e kishte kuptuar që ishte thelbi; koalicionet.
“Kemi folur me kryeministrin dhe për progres raportin. Në veçanti me ato që kanë të bëjnë me përfundimet e Këshillit, ka akoma punë për tu përforcuar. Këto zgjedhje do jenë testi. Sa i përket reformës ne po analizojmë votimin për çfarë ka votuar. Duke u bazuar tek debati që është bërë gjatë gjithë procesit të votimit në Kuvend duket se ka të bëjë me një çështje në thelb. Për aq kohë sa koalicionet pas zgjedhore nuk do ndalohen dhe nuk bëhen më të vështira pra do të lejohen atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione qoftë para apo pas zgjedhjeve, ndërsa për 5 qershorin mendoj se ishin të rëndësishme… “, tha Varhelyi.
Në përditësim…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje