Politike

Malltezi: Kompanitë e inceneratorëve janë guacka pa staf dhe asnjë lidhje me mbetjet

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi deklaroi përmes një konferencë për shtyp se të katër kompanitë që janë të lidhur më incenerartorët janë guacka pa staf dhe pa asnjë eksperiencë pune lidhur me mbetjet.   

“Të katër kompanitë  Integrated Energy; Geogenix;  Almares Management dhe Residence Corporate kanë të njëjtën adresë (Delflandlaan 1, Queens Tower – Office 916, 1062 EA Amsterdam) siç e kanë edhe qindra kompani të tjera guacë.

Sipas dokumenteve nga regjistri i kompanive në Hollandë, Guaca “Geogenix” (ish – Integrated Energy) ka vetëm 50 mijë euro të krijuara vetëm nga transferta “bujare” e Klodian Zotos e cila nga ana e saj vjen nga qindra miliona eurot e dhuruara bujarisht nga Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj. Guaca “Almares” që kontrollon “Geogenix” ka vetëm 18 mijë euro. Po kaq ka edhe guaca që zotëron Almares.

Sipas dokumenteve nga Hollanda, guaca “Geogenix” ka zero staf. Po zero staf ka edhe guaca “Almares Management”, ndërsa pronarja “Residence Corporate Services” ka dy staf. Këto na ishin kompanitë me eksperiencë të madhe të cilave Edi Rama u dha 8 pikë dhe përcaktoi se ku do të shkonin 128 milionë euro për Inceneratorin inekzistent të Tiranës.

 Kompania Geogenix (ish Integrated Energy) – me zero staf dhe 50 mijë euro dhuratë bujare të Klodian Zotos, është kompania bazë me të cilën po veprojnë Zoto –Mërtiri – Gugallja, por edhe sekserë të tjerë të qeverisë si studio Tashko – Pustina. Kompania, apo me saktë GUACA “Geogenix”, kontrollohet nga “Almares Management”, pra GUACA NËNË, një kompani me zero staf dhe vetëm18 mijë euro buxhet. Pronare e “Almares Management” është GUACA GJYSHE që quhet “Residence Corporate Services”, që gjithashtu ka vetëm 18 mijë euro dhe vetëm 2 punonjës/drejtorë për firmat, nga të cilat njëri është ai që firmos me Zoton ose Garganellin sipas rastit, e tjetra është pronarja A. Jangildina e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike”, tha Malltezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë