Këtë të hënë, 27 shkurt u zhvillua mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Mbledhja u mbajt në Mal të Zi, në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve.
Ceremonia nisi sipas axhendes se parashikuar në orën 10:30 ku u bë prezantimi i delegacioneve.
Me pas nisi mbledhja me nënshkrimin disa marrëveshjeve mes dy vendeve
Marrëveshjet përfshijnë ndërtimin e urës mbi lumin e Bunës, dakordësi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj si dhe marrëveshje në fushat e bashkëpunimit për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin e Bunës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore,
Kryeministri Edi Rama përmes një konference të përbashkët për shtyp me homologun malazez Dritan Abazoviç foli ndër të tjera edhe për marrëveshjen e nënshkruar me Malin e Zi për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë që do ta bëjë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit vetëm 300 metra.

Kreu i qeverisë tha se projekti do të bëhet me fonde të përbashkëta duke treguar bisedën me homologun malazez.
“Është i domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjithë ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga procesi i Berlinit. Kaq e thjeshtë është kjo dhe natyrisht që edhe në këtë samit të radhës pasi japim dakordësinë edhe të tjerët, do të ftohen të gjithë që të jenë pjesë. Janë 2 nisma që kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Ne nuk mundet të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit me një proces të Ballkanit por duhet të vëmë fuqitë tona të përbashkëta për të jetësuar ato parime e ide që janë themeli i procesit të Berlinit. Më vjen shumë mirë që sot kemi firmosur një marrëveshje shumë të rëndësishme për jetësimin e vizioneve dhe planeve që është ndërtimi i urës mbi Bunë, e cila do e kthejë distancën mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në 300 metra nga dhjetëra kilometra. Kjo nuk është marrëveshje e thjeshtë por jetësimi e bazuar në projektin e zbatimit nga FSHZH. Projektin e kemi zbatuar me fondet tona, tani me fonde të përbashkëta do bëjmë dhe urën”, tha Rama. Më tej ai nënvizoi: “Siç ia thashë edhe Dritanit këtu në Mal të Zi i keni rrogat më të larta, dhe nuk shkon t’ua paguaj Shqipëria dhe urën”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje