Politike

“Më trondit mosreflektimi”/ Patozi: Justifikimet për humbjen, për të mbajtur status-quo

Astrit Patozi ka një kritike konkrete për opozitën dhe mënyrën se si po menaxhohet humbja pas zgjedhjeve.

“Në 2019 ne ishim të vetmit garues ndër forcat opozitare dhe atëherë morëm damkë të pamerituar dhe këtë e tregon edhe reagimi i vonuar i Foltores e opozitës, por kjo i përket historise. Ne jemi në gjendje dëshpëruese dhe ajo që më dhemb më shumë është se nuk ka dëshirë për reflektim. Të gjitha forcat opozitare kanë humbur. Ajo që ka vlerë është që ka njerëz në opozitë; që nuk duan të reflektojnë, njerëz që duan të reflektojnë dhe njerëz që ikin pa bërë zhurmë dhe këta më dhimbsen më shumë se janë demokratët e thjeshtë që nuk kanë pasur rol protagonizmi që mund ta kenë edhe herën e fundit që votojnë për opozitën. Mungesa  e reflektimit tregon që sëmundja do të përsëritet. Nuk them të gjejmë fajtorin por mungesa e reflektimit më trondit. Reflektimi është marrja e përgjegjësisë për humbje, kjo nuk është humbje që lidhet me 2-3 faktorë, është tendencë refuzimi që ndodh nga Vermoshi në Konispol”, u shpreh ai për A2CNN.

Justifikimet për humbjen, sipas tij, bëhen për të ruajtur status-quo-në.

“Unë nuk besoj se dikush është ngatërruar kur ka votuar, këto janë elementë të pakëndshëm që kanë dobësuar fuqinë elektorale, por jo argumentat që të përligjin rezultatin shkatërrues. Njerëzit e kanë pasur mundësinë të shprehin vullnetin e tyre, pro këto akrobacitë e truqet elektorale mund të shërbenin si motivim i elektoratit për t’u hakmarrë ndaj padrejtësive që u behën. Të dielën the që po shkojmë drejt fitores dhe tani të thuash nuk kishe vulën. Këto deklarata bëhen për të ruajtur status-quo. Nëse i pret koha dhe i kanë jetët tepër këta njerëz; se dy rrugë ka; ose ikën njeriu që i prin njerëzve ose njerëzit prej njeriut. Nëse nuk ikën njeriu që merr përgjegjësi do të kalojmë te skenari i dytë”, tha Patozi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë