Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e kësaj të enjteje ndryshimet e radhës në Qeveri.
Kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Edi Ramës nga posti i ministrit të Jashtëm dhe emërimin e Olta Xhaçkës në këtë post, si edhe dekretimin e Niko Peleshit në postin e lënë bosh nga Xhaçka në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndryshimet në Qeveria pasuan dorëheqjen e Gent Cakajt nga ministri i Jashtëm në Detyrë, pas pothuajse dy viteve. Cakaj u propozua si pasues i Ditmir Bushatit në këtë pozicion, por u refuzua nga ana e Presidentit Meta.
Si zgjidhje, Rama gjeti rrugën e marrjes vetë të postit të ministrit të Jashtëm dhe më pas kalimin e kompetencave tek Gent Cakaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje