Politike

Meta takon vëzhguesit e OSBE: Do bëj çdo përpjekje që vota të mos preket

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në Shqipëri.

“Vlerësova përpjekjet e sinqerta dhe ndër vite të Asamblesë Parlamentare të OSBE në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe veçanërisht angazhimin e tyre për monitorimin e këtyre zgjedhjeve, pavarësisht vështirësive të pandemisë.

I informova hollësisht mbi situatën parazgjedhore dhe i sigurova për bashkëpunimin e plotë në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe evidentimin e faktuar të çdo krimi zgjedhor, që synon të deformojë rezultatin përkundër vullnetit të qytetarëve.

Theksova se këto zgjedhje kanë një rëndësi historike për të ardhmen europiane të Shqipërisë, dhe se si President i Republikës do të bëj çdo përpjekje për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës”, thotë Meta pas takimit të zhvilluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë