Më 25 prill në qendrat e votimit nëpër Shqipëri do të jenë të pranishëm 50 ekipe nga vendet e BE-së. Ky lajm është njoftuar nga Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca me anë të një posti në rrjetet sociale.
Ambasadori zhvilloi një takim me Ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri dhe me kryetarin e KQZ-së Ilirjan Celibashi ku u kërkua shmangia e lajmërimit të parakohshëm të rezultatit dhe njohjen e tij të shpallur nga KQZ-ja.
Soreca bëri thirrje për devijim të dhunës dhe fjalëve nxitëse gjatë ditëve në orag të zgjedhjeve vendore të 25 prillit.
“Së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim 🇺🇸 takuam sot Kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi 🇦🇱 për të vlerësuar përgatitjen e përgjithshme përpara zgjedhjeve të së dielës. Theksuam rëndësinë e ushtrimit të së drejtës së votës dhe integritetin e procesit të votimit dhe numërimit. Përsëritëm pritshmërinë tonë që të gjitha palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit të së dielës dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ. Përsërisim thirrjen tonë për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe fjalës nxitëse në hapat e fundit të fushatës. #BE 🇪🇺 dhe shtetet e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë #Shqipërinë 🇦🇱. #BE 🇪🇺 do të qëndrojë pranë popullit shqiptar ditën e zgjedhjeve”, shkruan ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje