Politike

Mike Pompeo përshëndet paktin e zgjedhores: Forcon demokracinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur paktin për reformën zgjedhore në Shqipëri.

“Mirëpres marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për reformën zgjedhore. Ajo do të forcojë demokracinë e Shqipërisë dhe do të forcojë më tej të ardhmen europiane të vendit”, deklaroi kryediplomati i SHBA në një konferencë për shtyp.

Pompeo kërkoi që palët ta pasqyrojnë pa vonesa në Kodin Zgjedhor, duke përçuar tërthorazi një mesazh për opozitën parlamentare, që të mos e pengojë paktin.

“Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike”, tha ai.

Sipas Pompeos marrëveshja do të forcojë demokracinë dhe do formcojë të ardhmen europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë