Politike

Miratohet fleta e votimit për kreun e PD, Berisha i pari, Elezi i dyti  

Sali Berisha do të jetë i renditur i pari në fletën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Ibsen Elezi kandidati përballe tij do të renditet  i dyti.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre. Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është: 1. Sali Berisha: 2. Ibsen Elezi…”, thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Rithemelimi.

Ndërkohë të dy kandidatët kanë filluar takimet ne bazë ku qëndrimet e Berishës nuk dallojnë nga takimet e mëhershme të tij ndërsa Ibsen Elezi ka kërkuar që demokratët të votojnë për të, pasi sipas tij, kush voton Sali Berishën, ndjek një rruge qorre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë