Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, tha se i duket absurde që vjedhja e votave të kthehet në refren të opozitës pas çdo procesi zgjedhjesh.
“Është bërë e udhës në Shqipëri, që nga zgjedhjet e pjesshme në Dibër, që ka akoma dosje të hapur, që PS të sofistikohet edhe më tej, duke tjetërsuar votat. Demaskimi i tjetërsimit të votave duhet të jetë kryefjalë, por më duket absurde që të kthehet në refren dhe ne të qahemi se na u vodhën votat pas çdo palë zgjedhjeve”, tha Mziu.
Më tej, ai theksoi domosdoshmërinë e nxjerrjes së arsyeve nga humbja e opozitës.
“Krahas denoncimeve që duhen bërë, duhen gjetur dhe shkaqet e arsyet që na kanë dërguar te humbja. Ne nuk kemi përballë një kundërshtar që nuk ia dimë stilin e lojës, prandaj duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Nëse ai përdor presionin, duhet që ta përdorim edhe ne. Duhen marrë përgjegjësitë për humbjen. Ndonjëherë, ai statuti i PD është bërë si bibël që nuk duhet prekur, edhe më lart se Kushtetuta e vendit. Ne duhet të jemi bashkëkohorë dhe të gjejmë zgjidhje”, tha ai
Sipas tij, problemi kryesor që çoi PD-në drejt humbjes, ishte copëtimi i partisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje