Partia Socialiste ka përfituar pjesën më të madhe të fondit për lokalet si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS përfiton rreth 151.5 milionë lekë te reja.
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt merr mbi 104 milionë lekë te reja.
Në llogari nuk është futur Sali Berisha sa kohe që ai nuk figuron askund si përfaqësues i PD-së.
Partia Lirisë përfiton 15.577.215 lekë
Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi dot një mandat deputeti.
“KQZ merr në referimin fotografinë e parë të konfigurimit të kuvendit të Shqipërisë pavarësisht se gjatë legjislaturës konfigurimi i partive politike në kuvend mund të ndryshojë, por në interpretim korrektë të ligjit duhet t’i qëndrohet rezultatit të dalë nga zgjedhjet të përkthyer në numër mandatesh”, tha Celibashi.
Viti zgjedhor u jep atyre mundësinë të përfitojnë para edhe për fushatën elektorale për bashkitë, përfshirë edhe PD, bojkoti i së cilës i zgjedhjeve të 2019 nuk do ta penalizojë për paratë.
Fondet vjetore nuk do të jenë të vetmet që do të përfitojnë palët politike. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Në zgjedhjet vendore të 2019, fondi ishte 65 milionë lekë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 2021 ka qenë 130 milionë lekë. Fondi do të do të llogaritet sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2015-s, kjo për shkak të një neni kalimtar në Kod Zgjedhor, i cili detyron llogaritjen në bazë të këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që normalisht do të duhej të ishte llogaritur vota e zgjedhjeve pararendëse të të njëjtit lloj.
Fondet vjetore që u shpërndahen Partive politike
Fondi prej 345 600 000 (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë) lekë, nga buxheti i shtetit, u shpërnda si më poshtë vijon:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 151.494.783 lekë
2. Partia Demokratike (PD) 103.926.170 lekë
3. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 9.753.658 lekë
4. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 8.018.647 lekë
5. Partia Republikane Shqiptare (PR) 13.223.679 lekë
6. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) 8.018.647 lekë
7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 8.018.647 lekë
8. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 8.018.647 lekë
9. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) (Partia e Lirisë) 15.577.215 lekë
10. Partia Social Demokrate (PSD) 12.266.269 lekë
11. Partia Nisma Thurje (NTH) 6.283.636 lekë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje