Politike

Paratë e fushatës nga KQZ, Berisha: Dyshja Alibasha-Brava 1 mln dollarë, 620 mijë votuesit e PD, zero lekë  

Të enjten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau fondin  parë për zgjedhjet dhe nga “torta” PD e Enkelejd Alibeajt përfiton rreth 1 milion dollarë. Ky nuk është fondi i fundit pasi PD-së zyrtare pritet ti arkëtohet edhe një pjesë tjetër e fondit e llogaritur sipas zgjedhjeve lokale të 2015-ës sa kohe që opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet e 2019-ës. Një shumë kjo aspak e vogël për PD-në e Alibeajt sa kohë që ende vijon rrjedhja e dorëheqjeve nga ata pak kandidatë për kryetarë bashkie që Alibeaj ka depozituar në KQZ.  

Në anën tjetër, Sali Berisha që ka regjistruar kandidatët në koalicion me Ilir Metën nuk përfiton asnjë leke në bazë të ligjit dhe ky detaj nuk është anashkaluar prej tij në debatin e të enjtes në Kuvend.    

“Një nga aktet më të turpshme, më të shëmtuara është se mundi, djersi dhe taksat e 620 mijë qytetarëve që votuan PD-në, grabiten nga një grup, pengje të Edi Ramës. Jo pak, por janë 2 milionë dollarë, 1 milionë dollarë është vetëm fushata. Përfaqësuesit e 620 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë. Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij regjimi. Ky tregon keqpërdorimin e dyshes famëkeqe Alibasha-Brava. Por asgjë nuk e pengon PD-në. Ajo do financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të saj. Së shpejti do njoftojmë një rregullore për përballimin e fushatës”, tha Berisha.

Por nga kush do të financohet ai? “PD-në po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitoreje kudo që shkon. Ju e shihni se Erion Veliaj ngarkon në furgona punonjës të policisë dhe përgatit takimet vetëm me punonjës të bashkisë.

Edi Rama e hapi fushatën vetëm me nomenklaturën e tij të korruptuar, se edhe ai ka frikë nga qytetarët.

Pra, janë në një dëshpërim të thellë.

Forca politike e idealeve të lirisë, e transformimeve epokale të Shqipërisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë