E mërkura është dita e fundit e regjistrimit të partive si koalicion në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Sali Berisha nuk ka asnjë mundësi ligjore deri më tash që të regjistrohet me siglën e PD. Atë vijon ta mbajë me letra Lulzim Basha duke autorizuar në këto zgjedhje, Enkelejd Alibeajn, i cili ka një cështje të hapur ne KAS kundër vendimit te Ilirjan Celibashit për të mos e regjistruar.
Interesante priten zhvillimet ne kampin e Berishës i cili prej më shumë se 10 ditësh ka marrë marrë parasysh të gjitha mundësitë dhe variantet për të nxjerrë kandidatët e tij për kryebashkiake në zgjedhjet lokale në koalicion.
LEXO EDHE:
– A mbetet Meta mundësia e fundit e Berishës që të fusë kandidatët në garë?
– A po shkohet drejt skemës së 6 marsit me Metën koalicion? Berisha i prezanton kandidatët si të ‘Lirisë’
Fillimisht u fol koalicion me Dulen dhe me një parti tjetër jo parlamentare, më pas u futën në lojë firmat e 35 mijë qytetarëve për të dalë në koalicion më parti jo parlamentare (sic e kërkon Kodi Zgjedhor) dhe së fundmi mësohet se në selinë e PD-së po konkludohet për një koalicion Dule-Noka dhe Meta.
Gjatë paradites në selinë e PD mësohet se janë zhvilluar takime me Vangjel Dulen dhe përfaqësues ligjor të Partisë së Lirisë. Më pas ka mbërritur edhe Petrit Vasili për të mbyllur proceduart dhe sipas të gjitha gjasave referuar burimeve te Gazetasi.al mund të shkohet me koalicionin Meta-Dule-Ndoka dhe palën e Berishës.
Nard Noka deklaroi të mërkurën se koalicioni që do të dalë në zgjedhje do të ketë emrin “Shtëpia e Lirisë”, apo “Bashkimi per Ndryshim” ashtu si edhe në zgjedhjet e 6 marsit, një skeme që e ka paralajmëruar më herët edhe Gazeta ‘Si’, referuar jo vetëm ecejakeve te Ilir Metes në selinë blu, por edhe deklaratave të tij të hapura për kandidatët dhe këshilltarët dhe së fundmi edhe prezantimit që Berisha u beri kandidatëve të vet nëpër degë duke i cilësuar si kandidatë të Lirisë…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje