Kryesia e PD-së pritet të mblidhet të enjten në mbrëmje për t’i paraprirë vendimeve, që do të marrë Kuvendi Kombëtar.
Sipas axhendës së shpërndarë për anëtarët e kryesisë pika e parë e diskutimit do të jetë analiza zgjedhore apo ajo që PD e cilëson si; “shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit”.
Pika e dytë e diskutimit do të jenë ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike që do t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, me saktë propozimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që kaluan nga komisioni i përhershëm statutor.
Më pas mbledhja do të vijojë me miratimin e urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që do të bëhet në Kuvendin e të shtunës.
Në fund të mbledhjes Kryesia do të kalojë listën për kandidatë të Këshillit Kombëtar të propozuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje