Politike

Nga takimet me ‘kryetarët e degëve’, intelektualët dhe Ballën, sinjalet e grupit ‘Alibeaj’ drejt (mos) bashkimit   

Qysh prej fillimit të negociatave zyrtare mes dy deputetëve të të njëjtit grup por me përfaqësim të ndryshëm, Edi Paloka dhe Gazment Bardhit, nga ky i fundit ka pasur lëvizje. Më saktë nga grupimi “Alibeaj”.

Fillimisht Alibeaj me disa deputetë zhvilluan takime në bazë, duke konfirmuar publikisht se ata po takonin kryetarët e degëve (të zgjedhur nga statuti ‘Basha’) për t’i informuar mbi ecurinë e negociatave.

Më pas u hodhën romuze se ky proces nuk mund të zgjidhet përmes primareve edhe pse publikisht vetë Bardhi është shprehur kujdesshëm dhe në parim disa here se i gjithë debati lidhet me mekanizimin e votimit të një kandidati për zgjedhjet.

Gjatë këtij harku kohor vjen një zhvillim i dytë nga grupimi “Alibeaj”.

Ky i fundit ftoi përmes një mesazhi të përbashkët gjithë deputetët që të votonin nismën e PS për dosjet me argumentin se partia në pushtet kishte pranuar hapjen e plotë të dosjeve, propozim i Enkelejd Alibeajt.

Grupi “Alibeaj përcolli amendamentin e dakortësuar në media dhe votoi në bllok ndryshimet e ligjit të PS të enjten në mesnatë.

Berisha në anën tjetër e cilësoi të gabuar votimin duke u shprehur se dosjet hapen edhe tani, dhe se nisma e PS-së ka si qëllim të sulmojë Ilir Metën.

Nuk e priti mirë Gazment Bardhi kur reagoi publikisht se PD-ja e kishte mision hapjen e dosjeve dhe se nuk mund të shkelë parimet e saj për interesat e kujtdo-qoftë duke iu referuar në këtë rast Ilir Metës.

Për të kaluar tek lëvizja tjetër e Enkelejd Alibeajt i cili të martën mblodhi në kryesinë e Kuvendit disa intelektuale për t’ju shpjeguar gjithë përmbajtjen e amendamentit dhe ligjit të miratuar për dosjet edhe pse pranoi se ai takim ishte i vonuar.

Për të kaluar tek një tjetër lëvizje e iniciuar po nga Alibeaj të hënën duke zhvilluar një takim të beftë mes tij dhe Taulant Ballës për reformën territoriale.

Takimi i pakonfirmuar zyrtarisht nga të dyja palët u pa me rezerva sa kohe që vetë PS-ja përmes Anila Denajt si bashkëkryetare e komisionit për reformën territoriale kishte depozituar në Kuvend raportin e miratuar vetëm nga PS së ku numri i bashkive nuk ndryshonte, ndryshe nga sa pretendonte PD. Atëherë për çfarë vlejti takimi Alibeaj-Balla?

Flamur Noka në një prononcim për mediat tha: “… Nuk dua në asnjë moment të mendoj ose të besoj se të gjitha bisedimet me ne janë një lojë false dhe bisedime korrekte me Taulant Ballën, kjo do ishte dhimbje e madhe për ne dhe për çdo demokrat”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë