Politike

‘Non grata’ e Berishës, Ambasada britanike: Vendim i pavarur, por u këshilluam me SHBA

Pasi pranoi se ishte shpallur non grata edhe nga Britania e Madhe, Sali Berisha akuzoi se pas këtij vendimit të Londrës qëndronte e njëjta dorë; Edi Rama dhe George Soros.

Por, përmes një reagimi për mediat, Ambasada Britanike në Tiranë thotë se vendimi është i pavarur dhe pjesë e qëndrimit të Britanisë së Madhe për të ndështuar individët me lidhje me krimin dhe korrupsionin. Megjithatë, Ambasada thotë se vendimi është diskutuar edhe me SHBA.

“Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Por sigurisht, ne i diskutojmë me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, thuhet në reagim.

Ambasada Britanike tha se nuk mund të komentojë emra, por garanton se qëndrimet e tyre nuk shënjestrojnë asnjë parti, apo grup politik.

“Është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin”, thekson deklarata.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë