Politike

“Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, ironia e Ramës me Berishën

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë pa fjalë pas deklaratave të Sali Berishës, që konfirmoi se ishte shpallur ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe.

Rama ka publikuar një foto-kopertinë nga libri me kujtime të Enver Hoxhës, “Rreziku anglo-amerikan” për Shqipërinë.

Kaq është publikimi, por domethënia është e qartë dhe ironi me deklaratat e Berishës në konferencën për shtyp.

Ish-Kryeministri tha se ishte njoftuar me një letër nga Ambasada Britanike se ishte shpallur i padëshirueshëm për të hyrë në Britaninë e Madhe. Ai tha gjithashtu se edhe ndaj këtij vendimi do të ndjekë të njëjtën rrugë; atë të padisë.

Berisha nënkuptoi se padinë mund të ngrejë në Britaninë e Madhe, ose në Strasburg, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë pas këshillimit me ekspertët ligjorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë