Politike

Non grata edhe nga Britania? Rama paralajmëron sërish Berishën

“A e kalon dot Oqeanin për në SHBA…?”. Me këto fjalë i drejtohej më datë 31 janar 2019 nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama Sali Berishës gjatë një debati në seancë plenare.

Pak më shumë se tre vite më vonë, Rama bën një tjetër paralajmërim dhe sërish në një seancë të ndezur debatesh me Sali Berishën.

“Partia Demokratike që tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me një anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruat disa, por do të harroni edhe La Manshin, edhe Gjibraltarin dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Do të të mbyllet kontinenti”, deklaroi Rama.

Kryeministri nuk përmendi emra, por kjo fjalë e tij sugjeron se Sali Berisha mund të shpallet non grata edhe nga Britania e Madhe. Ai që e përforcon këtë është edhe një editorial i Sir Eduard Peach.

“Ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi regjimin tonë të Sanksioneve Globale Antikorrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën”, shkruan ai.

Në listën me 27 individë pritet të ketë edhe persona nga Shqipëria për lidhje me krimin e organizuar dhe për korrupsioni. Për përfshirje në korrupsion madhor, ndërhyrjë në sistemin e drejtësisë dhe minimin e shtetit ligjor është shpallur non grata nga SHBA Sali Berisha që më 19 maj të vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë