Politike

Paloka ironi deputetëve të Bashës: Ju që e “detyruat” të dorëhiqet çfarë do bëni tani?

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka komentuar në Facebook regjistrimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i autorizuar i PD-së në zgjedhje me firmën e Lulzim Bashës.   

“Alibashët paskan dërguar sot letra në KQZ për të regjistruar grupimin e tyre. “Kryetar i partisë” në letrat që kanë dërguar rezulton … “ i dorëhequri” prej një viti, vetë L.B.

Që Kushtetuta, Kodi, ligji dhe gjithë procedurat ligjore do vazhdojnë të shkelen për të çuar deri në fund qëllimin e Ramës, nuk ka asnjë dyshim.

Edhe që alibashët do legenosen deri në fund për të realizuar shërbimin e paguar ndaj Ramës për shkatërrimin e opozitës, nuk ka më asnjë dyshim.

Unë kisha vetëm një pyetje për ata deputetë që publikisht shpallën se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe ‘e detyruan’ të dorëhiqet, çfarë do të bëjnë tani , apo  nderi dhe dinjiteti nuk kanë me asnjë vlerë?”, shkruan Paloka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë