Politike

Parlamenti miraton me 89 vota pro Anti KÇK-në

U duk se do të kishte një ndarje të madhe për votat në Parlament për pakatën anti KÇK, por nuk rezultoi e tillë. Opozita, edhe pse një pjesë e deputetëve kishte kontestime për nismën e qeverisë, ka pranuar t’i japë votat në favor të aktit normativ të qeverisë që sekuestron pasuritë e dyshimta të njerëze të botës së krimit, ndaj të cilëve ka pasur një vendim gjykate. Me 89 vota pro, 17 kundër dhe 3 abstenime është kaluar ky akt normativ. I njohur si ligji anti KÇK, pas shprehjes së Ramës “kap ça të kapësh” si nismë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, akti u miratua nga qeveria në 31 janar dhe se Parlamenti kishte 45 ditë kohë për ta miratuar, nëse jo, ai rrëzohej dhe ishte i pavlerë.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me ligjin për sekuestrim dhe konfiskim të pronave me 86 vota pro, 17 kundër dhe 4 abstenim, si dhe ligjin e ri për kalimin e titujve të pronësisë, me 94 vota pro.

Akti Normativ si dhe ligjet e tjera pritet të shkojë te presidenti për dekretim. Këto nisma janë kundërshtuar ashpër nga ana e opozitës dhe pritet që presidenti Meta të mos i pranojë këto nisma, nisur nga fakti se tashmë ai po i rrëzon në bllok ligjet e debatueshme dhe konflikti politik është në nivelin më të lartë. Vetë kreu i shtetit pas manifestimit të 2 marsit ka kthyer mbrapsht dy ligjet për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për marrjen e masave disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ka kërcënuar se do ta shpërndarje Parlamentin me anë të një dekreti të veçantë.

kck

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë