Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe, nga të cilët ka kërkuar një përditësim e përmbledhje të shkurtër në lidhje me procesin e riorganizimit dhe hapjes së partisë, sipas planit të njoftuar që në fund të muajit gusht.
Mbledhja e drejtuesve në qarqe paraprin thirrjen e mundshme të martën të Kryesisë së partisë. Diskutimet pritet që në këtë mbledhje të kryesisë të diskutohet dhe analizohet ndikimi i mundshëm i krizës që ka përfshirë Partinë Demokratike te elektorati socialist.
Veç tyre diskutimet pritet që të përfshijnë edhe përgatitjen për zgjedhjeve e pjesshme vendore në gjashtë bashkitë që aktualisht janë pa kryetarë, por që presin ende një dekret nga ana e Presidentit Ilir Meta.
Të dielën, Kryeministri zhvilloi një bashkëbisedim me demokratët. Ai i ftoi ata që të braktisin Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, si e vetmja rrugë për të shpëtuar institucionin e opozitës. Sipas Ramës, beteja mes Bashës e Berishës zhvillohet për interesa personale të të dyja palëve, që ai i quajti “e njëjta gjë e ndarë përgjysmë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje