Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka ironizuar situatën që po ndodh në PD dhe konkretisht ultimatumin e fundit të përcjellë nga Komisioni i Rithemelimit drejtuar Bashës se ka kohë deri më 5 janar që të lirojë zyrën, në të kundërt vendos anëtarësia.
“Më pëlqen shumë ky propozimi i ‘foltores’ në trajtë ultimatumi për deputetin Lulzim Basha. Që do të thotë, me pak fjalë, armëpushim i plotë deri më 5 janar, derisa ta hanë të gjithë gjelin rehat, si lojtarët e skuadrave ndërluftuese, ashtu edhe tifozët e palëve.
Pastaj, me të parë e më të bërë… Nëse nuk do të ketë reflektim nga mbrojtësit e vulës, siç janë të gjitha gjasat të ndodhë, të vetmen zgjidhje kanë që më 6 janar ta hedhin logon e PD në Lanë dhe pastaj ta gëzojë ai që do ta kapë i pari. Se i qëllon të jetë tamam dita e Ujit të Bekuar…”, shkruan Patozi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje