Gazeta Si – Ashtu siç kishte njoftuar një ditë më parë nga Enkelejd Alibeaj, opozita ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Transparencës për çmimet.
Janë 28 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që i janë drejtuar Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordeve të caktimit të çmimeve.
“Që prej disa muajve qytetarët shqiptarë, sipas PD janë përballur me abuzimet me çmimet. Shqipëria është një nga 10 vendet në botë me çmimin më të lartë të naftës, gazit dhe benzinës. Edhe pse më të varfrit në Europë e Rajon, shqiptarët janë përballur me çmimet abuzive të naftës, gazit dhe benzinës”, – tha deputetja Dhurata Çupi.
Ajo u shpreh se Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimet abuzuese, është shndërruar në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin.
“Është fakt që Bordi me veprimtarinë e tij po cenon konkurrencën në treg, që sjell ulje të çmimit, si dhe lirinë ekonomike, që mbron të drejtat e konsumatorëve”, theksoi Çupi.
“Ngritja e Bordit po dëmton interesin e qytetarëve. Ligjet bien ndesh me Kushtetutën, cenojnë lirinë ekonomike, cenojnë konkurencën në treg, thellojnë më shumë varfërinë tek qytetarët, vjedhin edhe më shumë qytetarët”, – vijoi deputetja e PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje