Politike

Nga tenderat e prokurimet tek patronazhistët, PD depoziton kërkesën për komision hetimor për zgjedhjet

Partia Demokratike depozitoi zyrtarisht në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet përmes nënkryetarit, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi.

Komisioni hetimor do të ketë si objekt hetimin për patronazhistët dhe blerjen e votave.

“Do të hetohet mbyllja e pajustifikuar e kufijve për t’ia bërë të pamundur emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit

Do të hetohet legalizimi më shumë se 10 mijë ndërtesave informale.

Do hetohet disbursimi i fondit për ndihmën ekonomike

Punësimi i 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme në periudhën e fushatë zgjedhore.

Rritja e pagave do të hetohet, 63 mln nga paratë e buxhetit të shtetit për administron e cila nga 2013 është shndërruar në skuadron të PS. Në periudhë zgjedhore këta njerëz përdoren për vota.

Do hetohen 120 mln euro të asfaltit elektoral

Do të hetohen 505 mln tendera, prokurime, koncesione vetëm në periudhën nëntor-dhjetor 2020 që janë plotë 807 kontrata.

Do të hetohet 125 mln euro nga fondet publike për tërmetin e 2019.

Do të hetohet qershia mbi tortë, spiunazhi modern i patronazhistëve. Në 2021 në këtë vend rikthehen edhe njëherë makthet e para vitit 90”, tha Enkelejd Alibeaj.

Një ditë më parë kryetari i demokratëve priti në PD delegacionin e OSBE/ODIHR me në krye shefen e vëzhgimit të zgjedhjeve të 25 prillit, Ursula Gacek.

Pas takimit, Basha tha se për reformën zgjedhore nuk mjafton vetëm ndryshimi në Kod por duhet një pakete e plotë që duhet të nis edhe me ndryshime të tjera që nga Kodi Penal e deri tek mediat.

Basha përsëriti se zgjedhjet e 25 Prillit ishin masakër zgjedhore, duke nënvizuar se zgjedhjet do të vijonin të ishin fokus i PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë