Politike

Protesta e Berishës, Balla: Një parti që mbledh 7-8 mijë veta nuk e ndryshon dot kursin

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla nuk e priti mirë që u pyet sërish nga media mbi protestën e 7 korrikut për të cilën një ditë më parë nuk preferoi të komentonte

Por në përgjigjen e dytë, ai tha shumëçka duke nënvizuar sërish se PS-ja nuk do të ketë marrëdhënie me Sali Berishën sa kohë që ai është i shpallur non-grata.

“Kjo historia e kësaj protestës po bëhet pak qesharake. E para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta dhe pretendon ndryshim kursi. Ndryshim kursi të kujt? Të tyrin? Është punë e tyre. Është keqardhje që në krye të Partisë Demokratike sot është një person ‘non grata’, i shpallur nga SHBA në vendin më pro amerikan të Evropës. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në krye të PD është një ‘non grata’ për korrupsion dhe minim të demokracisë. Por mos na pyesni neve , pyesni ata”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë