Politike

Protesta për çmimet, Meta: Populli ynë meriton respekt, lironi të ndaluarit

Gazeta Si – Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur protestën e qytetarëve për rritjen e çmimeve para kryeministrisë.

Me një postim në Facebook, ku ka postuar video nga protesta sot në Tiranë, Meta shkruan se ‘populli ynë i jashtëzakonshëm’ meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike. Po ashtu ai ka bërë thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar.

“Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike! Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike!”, shkruan Meta.

Për të katërtën ditë me radhë, qytetarët u ngritën këtë të shtunë në protestë, duke kërkuar ulje të çmimit të ushqimeeve dhe karburanteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë