Politike

Rama për protestën: Mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart

Gazeta Si – Në përgjigje të një qytetari në rrjetet sociale, teksa protesta vijon para kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se sot qeveria do të ketë skenarët e përballimit të pasojave nga kriza energjetike dhe rritja e çmimit të naftës.

Rama i thotë qytetarit ndër të tjera se nuk ka pritur ata që “shajnë e ulërijnë” për tëmbrojtur familjet shqiptare.

“Sa për atë protestë ndërkohë që tërë Europa, përfshirë edhe Shqipërinë, përballet me pasojat e para fare të një lufte, jo 4 ditë po 4 muaj apo 4 vjet të vazhdojë asgjë nuk do kisha bërë dhe s’kam pritur ata që shajnë e ulërijnë as për të mbrojtur familjen tënde nga rritja e çmimit të energjisë dhe as për t’ju thënë të tërëve se brenda javës, domethënë sot do të kemi skenarët e përballimit të këtyre pasojave”!, – shkruan Rama.

Kryeministri vijon se “sa për fuqinë e popullit, unë jam në këtë detyrë pikërisht falë asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicën që shan, mallkon, abuzon, paturpësisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa pikën e turpit, tamam me logjikën e hajdutit që çdo gjë dhe çdo njeri e lidh me vjedhjen, ndërkohë që po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s’do kjo pakicë e çartur, nuk janë të tërë hajdutë dhe nuk janë të tërë sharlatanë, po ka edhe ndryshe, kështu që vazhdoni protestën tani se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij”, u shpreh Rama.

Më herët kryeministri njoftoi se po merr formë përfundimtare Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë