Politike

PS dy nisma në shtator ndaj tyre / Berisha, Ramës: Dëno firmën e babait tënd. Meta: O liri o vdekje!

Ditën kur Taulant Balla njoftoi se socialistët do t’i shkojnë deri në fund ndryshimeve në ligjin për dosjet e  për të rishikuar certifikatat e pastërtisë, pas rastit “Meta” por edhe paralajmërimit për një nismë në Shtator ndaj Berishës me argumentin se është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britani e Madhe, Sali Berisha i ka kthyer  përgjigje Edi Ramës.

Në 34 vjetorin e vdekjes së poetit disident Havzi Nela, Berisha i është kthyer akuzave të vjetra adresuar të atit të kryeministrit Rama

“Edvin, sot është dita që duhet të dënosh firmën e xhelatëve, ndër të cilëve edhe të babait tënd, për varjen e tij. Kërko ndjesë!! “shkruan Berisha ndër radhë, duke publikuar më tej një poezi të poetit Havzi Nela.

Rreth një orë më vonë reagoi edhe Ilir Meta por pa adresuar akuza ndaj Ramës për çështjen në fjalë.

“…Përkujtojmë me nderim poetin martir, Havzi Nela, simbolin e fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, që shpërfilli dhe vdekjen për të mbetur i përjetshëm si poeti i LIRISË.

Sot me kumtin e vargjeve të tij ai frymëzon më shumë se asnjëherë tjetër për triumfin e fjalës së lirë dhe të LIRISË. O LIRI, O VDEKJE!”, shkruan Meta me grema kapitale mesazhin që synon të përcjellë.    


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë