Në faqen zyrtare të Kuvendit, krahas raportimit për zhvillimin e seancës plenare, në orën 12.00 njoftohej publikisht për mbledhjen e komisionit të Ligjeve me qëllim votimin e projektligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësorë dhe industriale”
LEXO EDHE:
– Do bëjmë edhe përpunimin e kanabisit. Të paqarta përfitimet ekonomike dhe taksimi
– Pr.ligji i Kanabisit në Kuvend / Shehu tregon rezervat e BE-së: Nuk adreson rreziqet e trafikut dhe pastrimit të parave
– Legalizimi i kanabisit mjekësor, ‘kostum me porosi’ apo një iniciativë zhvilluese?
– Drafti i qeverisë, Berisha: Rama shpalli Republikën e kanabisit, akti i fundit i tij
– Drafti i rishikuar i kanabisit mjekësor: Rritet sipërfaqja e tokës për kultivim
Mbledhja është mbajtur në ambientet e sallës plenare pa praninë e medias dhe pa kamera ndërsa mësohet se në takimin e shkurtër nuk ishin deputetët e opozitës të cilët po replikonin një kat më sipër (nga takimi) ne sallën e madhe plenare për futjen në rendin e ditës të kërkesës për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.
Në mungesë të tyre, PS-ja ka miratuar draftin në komisionin e Ligjeve ndërsa mësohet se kanë abstenuar dy deputetët “veteranë” të PS-së, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje