Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe lidhjet e saj me oligarkët rusë.
“I bëjmë thirrje që të fillojnë urgjentisht hetimin, Kryemadhi mund të hesht, por prokuroria jo se është cenuar sigurua kombëtare dhe Shqipëria është njollosur”, tha ai.
LEXO EDHE:
– Aferat ruse, Kryemadhi: Rama, vrer ndaj meje. E sfidoj të hapim dyert e inceneratorit të Tiranës
– Kryemadhi biznes me njerëz afër Putinit? Rama: Provë se drejtësia s’ka dy standarde
Të enjten e kaluar Top Channel raportoi disa të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off-shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës”
Një ditë më pas, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter kërkoi verifikimin ligjor të dokumenteve të publikuara.
“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…
Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”, shkruan Rama në Twitter
Ndërsa për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, hetimet duhet të kishin nisur me kohë.
Balla nënvizoi se Kryemadhi duhet të kishte dalë në deklaratë për mediat me një sqarim të detajuar pasi, sipas tij, rezulton e lidhur me aksionerë që janë në listën e zezë të SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje