Konferenca e kryetarëve rrëzoi të mërkurën kërkesën e 7 deputetëve të Partisë Demokratike për të ngritur një komision të posaçëm për kontrollimin e zbatimit të ligjit për investimet strategjike.
Kërkesa parashikonte hetimin e vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike të dhëna deri më tani, duke marrë shkas nga disa raste kur këto vendime kanë favorizuar familjarë të ministrave apo njerëz të afërt me Partinë Socialiste, si dhe problemet me pronësinë e tokës ku do bëhen këto investime.
Sipas deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, mazhoranca nuk e pranoi ngritjen e komisionit pasi “qeveria ka frikë nga ajo që mund të zbulohet nëse bëhet transparencë mbi këto vendime”.
“Përse refuzon mazhoranca? Për të njëjtën arsye që refuzoi zgjatjen e komisionit hetimor të inceneratorëve,” tha Tabaku në një deklaratë për mediat.
Sipas Tabakut, deputetët nismëtarë e kishin konceptuar këtë komision si një instrument kontrolli mbi këto projekte, që sipas saj mbartin shumë pikëpyetje.
Por përfaqësuesit e mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve e cilësuan kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike si të pabazuar në ligj dhe rregullore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje