Opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat duke miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi Bunë. Ky projekt u miratua me 92 vota pro.
Ura 300 metër mbi lumin e Bunës pritet të jetë gati 18 muaj pasi të përfundoi procesi i tenderimit.
Ky projekt do të bashkëfinancohet nga të dyja qeveritë dhe do të shkurtojë distancat mes Velipojës e Ulqinit nga 73 km në 300m. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, pika kufitare Shën Nikollë- Pulaj do të shërbejë si pikë kufitare për Urën mbi Lumin Buna. Kostoja e urës dhe pikës kufitare do të shkojë deri në 20 milionë euro dhe do të ndahet 50% me 50%.
Ndërkohë, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë gjermane u miratua me 72 vota.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje