Politike

Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Pritet votimi në parlament

Nga Gazeta ‘SI’ – Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët është miratuar nga qeveria, duke i hapur rrugë miratimit final të saj në parlament.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij, Giorgia Meloni dakordësuan këtë marrëveshje, ku një ndër pikat ishte dhe ngritja e një kampi refugjat në Shqipëri.

Sipas detajeve, kampi do t’i dedikohet refugjatëve ilegalë që synojnë Italinë, të cilët pasi ndalohen nga autoritetet italiane, do të dërgohen në njësi që pritet të ndërtohet në Lezhë.

Marrëveshja nuk u prit mirë nga asnjëra palë dhe të dyja qeveritë u përballën me kritika të shumta. Opozita shqiptare e krahasoi Shqipërinë me Ruandën, ku shkojnë refugjatët që kapen në Angli dhe e quajti shkelje të Kushtetutës.

Emigrantët e ardhur nga vendet e Afrikës Veriore, të cilët do ta zbarkojnë në Shqipëri, mund të qëndrojnë deri në 18 muaj. Qeveria italiane do të paguajë çdo shpenzim që lidhet me transportin e migrantëve, qëndrimin e tyre, kujdesin shëndetësor, ushqimin si dhe sigurinë brenda kampit ku autoritetet që do të drejtojnë do të jetë italianë.

Siguria jashtë kampit do të jetë e autoriteteve policisë dhe Forcave të Armatosura Shqiptare që do t’ju njihet dhe paguhet çdo kosto shtesë gjatë shërbimit.

Po ashtu, është parashikuar dhe një fond garancie prej 100 milionë eurosh për këto shpenzime ekstra që do të vendoset në një llogari të posaçme në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Mediat italianë tregojnë se marrëveshja fillimisht u negociua këtë verë, kur kryeministrja italiane Meloni vizitoi Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë