Politike

Rama: Marrëveshja me Melonin do të kalojë në Kuvend me shumicë të thjeshtë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja e firmosur me kryeministren Italiane Giorgia Meloni për emigrantët do të kalojë në Kuvend me shumicë të thjeshtë

“Marrëveshja do të shkojë në parlament. Do të ratifikohet atje”, tha Rama i ftuar në Report Tv.

I pyetur nëse do të kalojë me shumicë të thjeshtë apo të cilësuar, Rama tha se ajo do të trajtohet si marrëveshjet e tjera ndërkombëtare.  

“Është marrëveshje ndërkombëtare. Nuk jemi as unë as ju konstitucionalistë. Kemi pasur një skuadër që i ka trajtuar edhe me konstitucionalistë juristë të së drejtës europiane, italianë e shqiptarë. Është e kotë të debatojmë…”, tha ai.

Rama tha se gjithçka është llogaritur duke shprehur bindjen se nuk do të ketë probleme në zbatimin e kësaj marrëveshje.

 “Jam 100 % i bindur. Janë vënë bashkë dy ekipe që dinë se çfarë kanë shkruar…”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë