Politike

Rama: Asnjë kufizim ftesës për Bashën. Edhe bashkëqeverisje

Edi Rama thotë se ftesa për bashkëpunim drejtuar Lulzim Bashës nuk është e kufizuar në bashkëqeverisje, apo jo. Ai përsëriti kushtin.

“Pasi ta mundim PD më 25 prill do të shohim çfarë do të ndodhë në Partinë Demokratike, a do të ndahet ai (Lulzim Basha) nga Sali Berisha, apo Saliu do ta shkarkojë nga detyra me një status në Facebook?”, tha ai.

Kryeminsitri foli përsëriti gjithashtu se nëse nuk ka një mandat të qartë fitues do të largohet.

“Unë nuk kërkoj një mandat të tretë për veten dhe s’më intereson në asnjë formë pushteti. Nëse PS nuk ka një mandat të qartë, unë nuk jam. Unë nuk jam nëse do të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli unë nuk jam”, tha Rama gjatë një interviste për Opinion.

Kryeministri kërkoi mandatin e tretë duke iu drejtuar të pakënaqurve.

“Ne nuk vijmë nga pushimet, as nga një qeverisje normale. Në këtë moment, kur pandemia po mbaron vendimi që duhet marrë është shumë i thjeshtë; jemi të lodhur me tërmet e pandemi, por vendimi ësthë ky, kur je i pakënaqur siç jam edhe unë zgjohesh më herët apo zgjohesh më vonë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë