Me një përshëndetje për të birin, Zahon e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në aktivitetin e fushatës përmbyllës në Tiranë, në Sheshin Skëndebej. Ai tha se Zaho kishte kërkuar të vinte në aktivitet, por se nuk ishte lejuar nga e ëma Linda, e cila i kishte thënë se nuk mund të shkonte pasi nuk mund të votonte.
“Me lejen tuaj dua të përshëndes Zahon nga këtu sepse donte të vinte, por Linda i tha ‘Zaho t’i nuk mund të shkosh atje sepse nuk mund të votosh. Po mirë tha ai kur do votoj unë?’ Ti kur të rritesh, po mirë tha, kur të rritem ti do më votosh mua? Unë nuk i thash se për këtë duhet të bëjë shumë patronazhime”, tha Rama.
Rama: PS e ardhmja, PD e shkuara! 25 prilli dita kur të djathtët do të çlirohen nga demoni Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama tha se PS është e ardhmja, e ndërsa PD e shkuara. Sipas tij, 25 prilli është dita kur PD duhet të çlirohet nga demoni që po e lë pas Shqipërinë, dhe këtu i referohet ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Thika e urrejtjes dhe e ndasisë është futur deri në kockë dhe pasi ndalon njerëz dhe të lësh viktima do të thotë që për ty njerëzit janë njerëz vetëm kur futen në autokolonën tënde, dhe ky episod tragjik duhet t’i bëj të gjithë shqiptarët të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë mund t’i bëjnë vendin edhe pas 30 vitesh dhe të kujtosh se sa herë ka pasur humbje jete, plagë të shkaktuara jo nga Zoti, por nga robi, aspak çuditërisht ato lidhen me ta dhe sot të jesh i djathtë, mund të jesh kundër nesh është normale, por nëse sot si i djathtë ti ia do të mirës asaj force që ende sot e mban demonin brenda, ti duhet ta çlirosh nga demoni duke e braktisur në 25 prill. 25 prilli dita që duhet të çlirohet nga demoni, që i detyron shqiptarët të kthehen në rrethin vicioz, ato janë rruga e të shkuarës, PS e ardhmja. Kur njeriu shkon dhe voton, përgjithësisë gjykon të tashmen dhe e tashmja e tij e zvogëlon peshën që ka vota se mund të ketë një hall që lidhet me pragun e shpisë dhe nuk i bën përshtypje asgjë që ndryshon larg atij pragu, dhe ky pragu e bën të thotë “nuk i votoj këta”.
Rama-patronazhistëve: Pas ngjarjes në Elbasan, më krenar se kurrë për ju! Ata dolën zhveshur në të gjithë përmasën e karakterit

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste nuk la pa përmendur edhe njëherë patronazhistët, ndërsa iu rikthye edhe njëherë ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Elbasan.
“Po këtu sot duhet ta filloj me patronazhistëtë dhe patronazhistete e PS. Me të gjitha vajzat e djemtë, gratë e burrat dhe ata që megjithëse kanë dalë në pension, nuk heqin dorë nga kjo punë fisnike brenda familjes sonë. Dua t’ju them se unë kam qenë gjithnjë krenarë për ju, pro pas asaj që ndodhi dje në Elbasan, unë jam më shumë se kurrë krenarë për ju. Ata bëjnë çmos që t’ju lëndojnë, t’ju cenojnë, t’ju dekurajojnë, ata madje bëjnë çmos që t’ju poshtërojnë dhe ka Zot sepse ata që i bënë të gjitha ato kundër jush, dolën zhveshur, por jo si unë zhveshur, sepse ashtu s’dalin dot as ashtu, por dolën zhveshur në të gjithë përmasën e karakterit ët tyre, kur pa pasur asnjë pikë turpi, pasi e gjithë Shqipëria u trondit nga humbja e një jete, morën përsipër t’u thonë shqiptarëve se ata e kanë një grup të armatosur të shpërndarë kudo. Unë besoj që sot kush ende nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre, mes nesh dhe të atyre, duhet t’i vë gishtin fort kokës”, tha Rama.
Rama: Basha duket si europian, por është korrier i historisë që në 25 prill duhet të bëhet e shkuar

Kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha, në ndryshim nga sa duket si një lider europian, ai nuk është gjë tjetër veçse një korrier i historisë së shkuar, që sipas tij në 25 prill duhet të marrë fund.
” Nuk do të ketë politikanë të cilët do të mund ta marrin përsipër të bëhen korrierët e atij mallkimi, historia jonë ka plot raste kur në momentet që sfidat janë bërë të rënda, korrierët janë shfaqur dhe u kanë folur shqiptarëve me zëra joshës që u thotë “ky vend nuk bëhet prandaj kap ca të kapësh’, dhe historia e kanë treguar se shtrenjtë e kanë paguar shqiptarët vajtjes pas berihait. Basha nuk është pjesë e asaj që mundon mendjen e njerëzve, sepse nuk ka forcë që del nga nevoja e brendshme për çfarë do ndryshimi, sfide të një populli dhe që shfaqet me brutalitetin e paramilitarëve dhe është e gatshme që të marrë jetën njerëzve. Basha shfaqeje e një forme të ndryshme në dukje europianiste, hajd se nuk është tip im, i shkathët, i buzëqeshur, i okllaisur, por nuk është një nevojë e nxjerrë nga aspirata, është korrieri i radhës i një historie që në 25 prill duhet të bëhet pjesë e së shkuarës”, tha Rama.
Rama ironizon Bashën: Është kurdisur tani dhe bën si njeriu që mendon thellë! Duket sikur sa ka dalë nga sauna, jo sikur ka 8 vite në opozitë

Në fjalën e tij në aktivitetin e përmbylljes së fushatës në Tiranë, kreu i PS-së, Edi Rama nuk la pa ironizuar as kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas Ramës, për Bashën politika është një “shfaqje” që ndodh vetëm kur ka kamera dhe se tani, në fushatë elektorale “është kurdisur si njeriu që mendon thellë”. Për kryesocialistin, Basha duket më shumë si një person që sapo ka dalë nga sauna dhe jo sikur ka 8 vite në opozitë. Ai bëri diferencën me PS-në, ndërsa rikujtoi edhe njëherë punën që është bërë për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe luftën me koronavirusin, që e konsideroi “një tunel rraskapitës”, nga i cili Shqipëria duket se po del.
“Kurrë mos pranoni të udhëhiqeni nga dikush që është i kënaqur, kurrë mos besoni ata që e kanë të shkruar në ballë që kanë një jetë pa teklif, që nuk duan tja dinë e u gdhi, por që dielli të nxehë që t’i hapen sytë, ata që e dinë se politika është një shfaqje që ndodh vetëm kur ju vë kamerën përpara dhe pasi mbaron fushata jua lënë takimin te tramvaji i Tiranës. Këto janë ditët për të kuptuar se jemi në një udhëkryq dhe se kush voton nuk voton për pragun e shtëpisë, por për t’i dhënë një shtysë të jashtëzakonshme këtij vendi, në mënyrë që dhe ato hallet e tij të mund të zgjidhen sepse ne nuk po vijmë nga pushimet këtu, ata po vijën nga pushimet pasi u torolisën me vite e vite nëpër Shqipëri, duke braktisur detyrat dhe duke u hargaliusur e çuditur dynjanë me plane të çuditshme. Tani është kurdisur Luli dhe shfaqet si njeriu që po mendon thellë, që ta fusë Shqipërinë në BE për 4 vite dhe shikojeni në fytyrë, ky sikur sa ka dalë nga sauna, jo sikur ka 8 vite në opozitë. Ndërkohë që ne dhe të gjitha familjet shqiptare nuk po dalin nga sauna, por nga një tunel rraskapitës që për ne u hap përpara se sa për botën, që na erdhi nga lart si për të na thënë boll u sherrosët me njëri-tjerin sepse unë kur e bëra Shqipërinë e bëra me kënaqësinë më të madhe, vura dy dete, male me dëborë dhe ju lash mbi kokë një diell që ngroh çdo pllajë, boll se ju dhashë shumë lumenj dhe keni më shumë ujë, liqene, pyje. Dhe në ndërkohë ne u bëmë bashkë, u bënë bashkë shqiptarët, solidariteti i shqiptarëve me ata që humbën shtëpinë, ishte i pari, por ne nuk duhet të bëhemi bashkë vetëm kur shohim të vdekurit para syve, por kur shohim të ardhmen para syve. Ne nuk jemi një brumë frikacakësh e hileqarësh, por i atyre që na kanë lënë amanet edhe i atyre që do t’u lemë Shqipërinë, fëmijëve tanë”, tha Rama.
Rama: Në 25 prill çoni në shtëpi Ilir Metën, turpi i të gjithëve! Turp kush e voton, ka lëshuar pëllumba e sorra bashkë

Kryeministri Edi Rama tha se në 25 prill duhet çuar në shtëpi Ilir Metës.
“Siç thotë Meta, vajza i lutet të shkojë në shtëpi dhe të mos pijë. E pra në 25 prill çoni në shtëpi Metën, boll mjaft, Meta është turpi ynë i gjithë popullit shqiptar, turpi më i madh që Shqipëria ka mundur të ketë në krye, ai turp duhet zhbërë në 25 prill dhe turp kush voton Metën, turpron veten, familjen e tij. Boll se nuk është Shqipëria pengu i një njeriu që ka lëshuar pëllumbat dhe sorrat bashkë”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje