Dritan Lelit iu propozua që të ishte pjesë e kandidatëve të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, por kryebashkiaku i qytetit bregdetar e ka refuzuar këtë.
Kryeministri Edi Rama e pranoi se ftesa i ishte drejtuar Lelit dhe po ashtu konfirmoi se ky i fundit nuk e kishte pranuar atë.
“Është e vërtetë që i propozova të bëhet pjesë e skuadrës, por ai nuk e ka parë të arsyeshme që të ishte pjesë”, tha Kryeministri.
Rama u shpreh se këto janë dinamika të brendshme normale, ndërsa ndau bindjen se pavarësisht mospërfshirjes së Dritan Lelit në listën e kandidatëve objektivi i Partisë Socialiste për 7 mandate në këtë qark mbetet i njëjtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje