Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama në takimet e zhvilluara në Lezhë me socialistët, i cilësoi si të paparashikueshme fitoren e dy bashkive në Lezhë dhe në Kurbin. Kjo për faktin se PS-ja me 14 maj parashikonte një garë të fortë me kandidatët e opozitës.
“Jam i prekur për fitoren në bashkitë të cilët unë i fusja tek ato ‘të diskutueshme”. Fitorja në këto bashki është një kënaqësi por zgjat pak ditë dhe pastaj fillon dhe vendin e kënaqësisë e zë përgjegjësia e madhe sepse është një përgjegjësi e madhe që na kanë lënë votuesit në Kurbin dhe Lezhë. Më vinte keq që bashkia Kurbin nuk ishte ndër bashkitë e sigurta sepse në bashkinë Kurbin kemi bërë më shumë se për çfarëdo tjetër po ta marrësh në aspaketin e bashkive”, tha Rama.
Kryesocialisti gjatë fjalës së tij u shpreh se këto zgjedhje treguan se njerëzit votuan me mend dhe jo me zemër, duke falendëruar të djathtët që nuk dolën të votonin për Berishën dhe Metën.
“Për herë të parë ajo hartë nuk është e ndarë në dysh, si një trup i ndarë ku lexohet një ndasi shumë e madhe. Është harmonike, ku e them këtë që shqipëria të bëhet një parti larg qoftë. Nës e lexojmë si një triumf ne dalim të hmbur, nëse e lexojmë si një rezultat si shkëputje e një pjese të së djathtës nga trungu i kalbur i së djathtës. Nëse duam ta bëjmë jo mavi, por kuqezi ajo hartë do jetë gjithnjë më pak e ndarë, e reflektim i votës me mendje. Shumë njerëz kanë votuar me mendje”, theksoi Rama. Gjatë fjalës së tij kryeministri ironizoi dhe akuzat e opozitës për atentat ndaj Salvador Kaçajt.
Sipas tij, Salvador Kaçaj para se të niste fushata, i shkruante çdo ditë për një takim, por që thekson se padyshim e ka refuzuar.
“Pjerini la pa thënë si ishte puna e atentatit që i bëri bashkë me Ulsin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, por që këto të dy do tentonin që të hiqnin qafe Salvadorin në autosdradë, se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, megjithatë atentati dështoi, po pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin, nuk rrija dot pa e thënë se kemi pasur një hall të përbashkët, deri kur filloi fushata, se Salvatori i shkruante Ulsiut “kur do takohem me shefin”, Ulsiu më thoshte mos e tako se është mashtrues, dhe unë i thoja kujdes mos të mashtron ty, se mua jo dhe si përfundim mashtroi atë plakun deshën të më vriste Ulsiu me Pjerinin”, tha Rama.
Salvador Kaçaj, ish-kryetar i komunës Shëngjin, ditën e zgjedhjeve bëri një denoncim në polici se i shpëtoi një atentati. Në një konferencë për mediat me Berishën, Kaçaj deklaroi se i ishte prerë rruga nga dy makina pa targa, nga ku dolën njerëz të armatosur, por sipas tij falë reagimit të shpejtë të shoqëruesit, arritën të shpëtojnë mrekullisht duke u larguar me shpejtësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje